Vrasja e 21 vjeçarit shqiptar në Londër – flasin fqinjët

0

21 vjeçari shqiptar, Renato Geci u qëllua për vdekje me thikë nga një 31 vjeçar në Londër. Autoritetet angleze kanë vënë në pranga edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi të dyshuarin për rastin.

Mediat angleze shkruajnë se Renato Geci u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës.

Policia u njoftua dhe e gjeti 21-vjeçarin dhe një tjetër të ri shqiptar, gjithashtu në të njëzeta, të plagosur me thikë. Geci vdekjen ndërkohë që i riu tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur arriti të shpëtojë.

Njëri për fqinjëve ka deklaruar se ngjarja ishte shumë tronditëse. “Dëgjuam të bërtitura. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, rrëfeu ai, raporton Tch

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu