E KONFIRMON CITY: AGUERO LARGOHET NË FUND TË EDICIONIT

0

Manchester City ka konfirmuar se qendërsulmuesi Sergio Aguero do largohet në fund të edicionit.

Pas plotë një dekade, argjentinasi do largohet nga “Etihad” si golashënuesi numër një në histori të klubit.

Presidenti i Cityt, Khaldoon Al Mubarak ka konfirmuar se Agueros do t’i ndërtohet një statujë pranë stadiumit.

“Kontributi i Agueros te Manchester City këto 10 vitet e fundit ka qenë i madh. Ende s’ka ardhur koha për fjalë lamtumire dhe deklarata. Ka ende shumë që të arrihet me Sergion”.

“Në të njëjtën kohë, jam i lumtur të njoftoi se do krijohet një statujë e Sergios në “Etihad” se bashku me Vincent Company dhe David Silva”, tha ai, transmeton lajmi.

Aguero ka shënuar 257 gola në 348 paraqitje, ndërkohë kërkohet nga Barcelona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu