Vitia: Dozat e AstraZeneca do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë

0

Pas nisjes së shpërndarjes së dozave të para antiCOVID, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se profesionistët shëndetësorë të Klinikës Infektive do t’i marrin vaksinat në klinikë, ndërsa 24 mijë vaksinat AstraZeneca e ardhura mbrëmë në Kosovë do të shpërndahen për 24 mijë qytetarë.

Vitia ka theksuar se mjekët mund të vaksinohen edhe në sallën “1 tetori”, ndërsa profesionistët shëndetësorë të komunave të tjera do të vaksinohen në qendrat e vaksinimit në QKMF-të e komunave.

Lidhur me kontingjentin e vaksinave të ofruara nga Republika e Shqipërisë për mjekët e Kosovës, ministri ka thënë se personeli shëndetësor në Kosovë do vaksinohet me dozat e AstraZeneca për shkaqe logjistike. Ai ka shtuar se megjithatë janë në bisedime me shtetin shqiptar për të shfrytëzuar këto vaksina për të vaksinuar kategoritë tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu