Pfizer: Vaksina jonë është 100 për qind efektive te adoleshentët

0

Prodhuesi amerikan i vaksinës për Covid-19, Pfizer, ka thënë se vaksina e tij është e sigurt dhe 100 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes së re te adoleshentët e moshës 12 deri 15-vjeçare.

Shefi i kësaj kompanie, Albert Bourla, tha përmes një deklarate se Pfizer shpreson që vaksinimi i kësaj grupmoshe të fillojë para vitit të ri shkollor, shkruan The Guardian.

Nga testimi i 2.260 adoleshentëve të kësaj moshe, u shënuan 18 raste të koronavirusit te ata që kanë marrë vaksinë të rreme, ndërsa asnjë rast te ata që e morën vaksinën e vërtetë, duke rezultuar në 100 për qind efikasitet, tha kompania tashmë e famshme.

Përdorimi i vaksinës së Pfizer-it tash për tash është i miratuar vetëm për personat mbi moshën 16-vjeçare.

Bourla tha se kompania po planifikon që të kërkojnë miratim për përdorim emergjent të vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe e Ilaçeve në ShBA dhe nga rregullatorët tjerë në botë gjatë javëve të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu