Hoxha nga Mitrovica: Nëse i mbyllin xhamitë, le ta dinë se do të përballen me popullin

0

Kanë mbetur edhe gjashtë ditë që në nisjen e muajit të Ramazanit.

Por, gjashtë ditë para, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për orë policore nga 22:00-05:00 e për mbyllje të disa sektorëve siç është gastronomia, qendrat tregtare e fitueset.

Duke ditur rëndësinë e muajit Ramazan, myslimanët në Kosovë janë të frikësuar se mos po bëhet mbyllja e xhamive, siç ndodhi vitin e kaluar, ani pse deri më tani vendimi i Qeverisë është që xhamitë të mbesin të hapura.

Në një bisedë për Syri.net Kosova, hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka thënë se nuk ekziston asnjë arsye që xhamitë të mbyllen, sepse, ato janë të dezinfektuara dhe se tashmë virusin kanë njohuri.

Madje, ai paralajmëroi revolta nga ana e popullit, në rast se kjo ndodhë.

“Uroj të mos i mbyllin xhamitë tash që jemi në prag të Ramazanit dhe të na mundësohet falja e teravive. Nëse vitin e kaluar i kanë mbyll për shkak se jemi përball me një virus të panjohur, sivjet nuk kanë asnjë arsye me i mbyllë. Nëse kjo gjë ndodhë, le ta dinë që do të çojnë deri të një revolucion i popullit sepse është padrejtësi e madhe. Virusi nuk shërohet veç me vaksina, por, edhe me lutje. Unë vet kam qëndruar i izoluar për dy javë para disa muajve pasi u preka nga virusi. Nuk kam dal as në xhami dhe jam shëru prej t’Madhit Zot. Ramazani nënkupton bashkim, vizitë xhamiave e për neve dihet që xhamiat i kemi të dezinfektuara, përdorim distancë. Deri tani vendimin e kemi që me na u leju falja e namazit në xhami, inshAllah nuk e ndryshojnë se do përballen me popull” tha hoxhë Fatmir Latifaj.

Kujtojmë që muaji i Ramazanit nis me 13 prill dhe falja e namazit të parë të teravive nisë nga ora 21:00, kurse, teravia e fundit në ora 21:43, që është me datë 12 maj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu