Bekim Jashari reagon me një fotografi të Adem Jasharit pas debateve të fundit për komandantin legjendar

0

Bekim Jashari sot ka kujtuar heroin legjendar Adem Jashari me një thënie, pas reagimeve të shumta që u bën për komandantin legjendar.

Jashari në fotografinë e postuar, portretin e Adem Jasharin dhe një thënie krahas saj, ku thuhet se brez pas brezi luftuan për atdheun e të gjithë shqiptarëve.

“Ne sikurse të parët tonë brez pas brezi luftuam për atdheun e të gjithë shqiptarëve”, thuhet në përshkrimin sipër fotografisë.

Së fundmi është hapur debat rreth bindjes fetare të komandantit Adem Jashari.

Hoxhë Osman Musliu ka deklaruar se Adem Jashari e kishte refuzuar një cigare gjatë Ramazanit në vitin 1998.

Në anën tjetër, gazetari Milaim Zeka ka thënë se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra.

Pas këtyre reagimeve, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka propozuar ligj të veçantë që mbron emrin e Adem Jasharit dhe Skënderbeut.
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/998051470731504

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu