Prishtina sërish me më së shumti raste aktive me COVID-19

0

Kosova vazhdon të përballet me numrin e lartë të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.

Edhe në raportin e së hënës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për vdekjen e 28 qytetarëve si shkak i infektimit me virusin korona. Kurse nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Ndërkohë që në vend janë 25 mijë e 290 raste aktive me koronavirus.

Më së shumti raste aktive raportohet të ketë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet aktualisht janë 4 mijë e 721 raste aktive. E pasuar nga Komuna e Prizrenit me 2 mijë e 539 raste aktive. E treta me numrin më të lartë të rasteve aktive radhitet Komuna e Ferizajt me 1mijë e 694 raste.

Në Podujevë janë 1 mijë e 262 raste aktive, në Mitrovicë 1 mijë e 228, Gjilan 1 mijë e 183, Gjakovë 1 mijë e 141, Fushë Kosovë 1 mijë e 106, Klinë 972, Gllogoc 885, Malishevë 834, Lipjan 761, Suharekë 746, Istog 611, Vushtrri 482, Viti 480, Rahovec 473, Skenderaj 47, Shtime, 417, DECAN, 327, Kamenicë 319, Kaçanik 307Obiliq 266, Dragash 150 si dhe më së paku raste në janë në Komunën e Hanit të Elezit. Aktualisht në Han të Elezit janë 128 raste aktive me COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu