Daut Haradinaj: Nuk do të ketë lagje as fshat pa transport publik, plani i mobilitetit duhet të zbatohet

0

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj i ftuar në një debat televiziv ka thënë se për shkak të moszbatimit të planit të mobilitetit, shumë lagje periferike dhe fshatra të kryeqytetit nuk kanë transport publik.

Sipas Haradinajt, arsyeja se nuk ka kushte urbanistike për mbulimin e këtyre pjesëve nuk qëndron.

“Plani ishte që të ketë operatorë privat në pjesët ku nuk operon transporti publik, dhe me standarde te njejta”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se moszbatimi i këtij plani ka dëmtuar shumë operatorë privat dhe në të njejtën kohë ka lënë pa shërbime me mijëra familje në lagje e fshatra te kryeqytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu