ATHINË, KËNGËT DHE VALLET POPULLORE SHQIPTARE NGRENË NË KËMBË PUBLIKUN

0

Ansambli i Këngëve dhe Valleve popullore ka zhvilluar në Athinë një koncert festiv që ka ngritur peshë zemrat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Këngët dhe vallet popullore shqiptare dhe kostumet popullore janë ndjekur edhe prej qytetarëve të shumtë grekë,të cilët ndoqën nga afër këtë event të organizuar prej ambasadës shqiptare në Athinë.

Në jo pak raste në skenë janë ngjitur edhe emigrantët shqiptarë, të cilët të entuziazmuar me tingujt e muzikës sonë popullore kërcyen dhe u argëtuan në skenën e teatrit ” Petras” në Athinë.

Në vijim të atmosferës festive të këtij evenimenti,u organizua në ambasadën tonë në Athinë edhe një ekspozitë me kostume popullore shqiptare,e cila u vizituar prej qindra emigrantëve dhe fëmijëve të tyre.

Me interes të madh ishin kostumet popullore të Mirditës, ato të Labërisë dhe Shqipërisë së mesme.

Që prej më shumë se një viti,ambasada shqiptare në Athinë ka një qasje të re për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Nën kujdesin e ambasadores Luela Hajdaraga janë marrë masat që shërbimet konsullore të kryen në orën dhe ditën që emigrantë kanë nevojë,duke bërë të mundur rritjen e shërbimit cilësor dhe zhdukjen totale të rasteve të korrupsionit për të cilat aq shumë është lakuar ky institucion deri para një viti.

Tashmë ambasada shqiptare është kthyer në një ambient mikpritje për gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Janë të shumta takimet kulturore por edhe ato me karakter informues për shoqatat shqiptare, studentët dhe personave në nevojë siç janë romët me shtetësi shqiptare,ndërsa tepër të shpeshta janë takimet që kjo ambasadë bën me të burgosurit që mbahen në burgjet greke duke asistuar edhe këtë kategori emigrantësh, që aq shumë kanë nevojë për mbështetjen e shtetit amë./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu