MOTI PËR JAVËN E ARDHSHME, NGA E ENJTJA PARASHIHET INTENSIFIKIM I RESHJEVE

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe në javën e dytë të muajit tetor.

Riga të intensitetit të dobët deri mesatar do të vazhdojnë edhe ditën e hënë.

Të martën dhe të mërkurën parashihet një dobësim i këtij fronti, i cili sjelli këto reshje, por nga dita e enjte sërish parashihet të ketë intensifikim të reshjeve të cilat do të vazhdojnë deri në vikend, duke sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve.

Të enjten përpos rigave të shiut në vise të larta parashihen reshje bore, pasi që atje temperaturat do të jenë rreth zeros.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditë do të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu