Reagon AGK pas kërcënimeve ndaj Sinjalit: Organet kompetente të marrin në mbrojtje gazetarët dhe mediumin

0

Gazetarët e Gazetës Sinjali mbrëmë u kërcënuan dy herë nga familjarët e Adrian Qerkinaj, i cili u arrestua dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Kurse, pas këtyre kërcënimeve ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët nëpërmjet një postimi në Facebook kanë kërkuar nga organet kompetente që te marrin në mbrojtje gazetarët e Sinjalit dhe mediumin, me qëllim që të parandalohet ndonjë incident eventual.

“Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual”, shkruhet në reagimin e tyre.

Tutje ata kanë shtuar se një qasje e tillë e cenon dhe rrezikon lirinë e shprehjes dhe klimën e të bërit gazetari në Kosovës.

Reagimi i plotë:

AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve të Sinjalit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet që janë bërë në drejtim të kolegëve të Gazetës Sinjali.

Gazetarët e këtij mediumi janë kërcënuar dhe ofenduar nga familjarë të personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual.

Vlerësojmë se qasja e tillë rrezikon rëndë lirinë e shprehjes dhe klimën e të bërit gazetari. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu