TERMOKOSI NIS FURNIZIMIN E JASHTËZAKONSHËM ME NGROHJE

0

Pasi janë përcjellë me kujdes lëvizjet e temperaturave të ajrit, dhe pas përkeqësimit të motit, Termokos ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e parakohshëm të furnizimit me ngrohje.

Bazuar në Rregulloren për kushtet e përgjithshme të furnizimit me energji të ZRRE-së, përkatësisht nenit 6 të saj, pikës 2 dhe 3, në raste si këto kur temperaturat e ajrit janë më të ulëta se 12 gradë Celsius, atëherë mund të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje.

Pas nënshkrimit të aneks kontratës për furnizim me energji me KEK-un, NP “Termokos” ka filluar sot të marrë sasitë e para të energjisë. Gradualisht energjia termike do të nisë të shpërndahet në rrjetin e ngrohjes, ndërsa efekti i saj pritet të vërehet nesër në orët e mëngjesit tek konsumatorët tanë.

Sado që, ky është një furnizim i jashtëzakonshëm me ngrohje, dhe si rrjedhojë edhe fillim i parakohshëm i sezonit ngrohës 2020/2021, Termokosi shpreson për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm ngrohës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu