FSK EDHE ME 840 REKRUTË, SHBA MBËSHTETË FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS

0

Kosova ka siguruar mbështetje ushtarake për Forcën e Sigurisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas tetë ditë qëndrimi atje, ku u prit edhe nga i dërguari për Ballkanin nga Departamenti i Shtetit, Gabriel Eskobar, deklaroi se do të ketë thellim të bashkëpunimit me gardën e Ajovës.

“Zbarkimi paqëruajtes përkrah ushtrisë amerikane, stervitjet me forcat amerikane sic e kemi pasur defender europe 21, setervitjet amerikane me aleatët e përbashkët, konfirmimi drejt intergrimit euroatlantik”, tha Armend Mehaj-ministër i Mbrojtjes.

Gjithashtu, ministri Mehaj njoftoi edhe për hapjen e konkursit për 840 rekrutë të rinj për FSK-në.

“Sot zyrtarisht shpallim edhe hapjen e konkursit për pranimin e 840 ushtarëve të rinjë të forcës së sigurisë së Kosovës ky është konkursi me numër më të madhë deri më tani, i ftoj të gjithë të rejat e e të rinjët pa dallim komuniteti që dëshirojnë të jenë pjesë e forcës së sigurisë së Kosovës që të bashkangjiten. detyra nderi dhe atdheu janë amanet i të gjithë parardhësve tanë për lirin dhe pavaraësinë e shteti tonë sic e gëzojmë sot”, tha Mehaj.

Ndër planet e ardhshme në fushën e mbrojtjes, Ministri Mehaj deklaroi se do të blihen edhe pajisje të tjera ushtarake
https://www.facebook.com/watch/rtklivecom/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu