Gjermania obligon certifikatën e vaksinimit për punëtorët

0

Deputetët gjermanë kanë miratuar masat e reja të enjten për të parandaluar ngritjen e madhe të rasteve me koronavirus vetëm një ditë pasi agjencia gjermane për parandalimin e sëmundjeve tërhoqi vërejtjen se Gjermania ndodhet para Kërshëndellave shumë të rënda.

Bundestagu gjerman ka miratuar masën që punëtorët të prezantojnë certifikatën e vaksinës me qëllim që të hyjnë në objektet e punës.

Në 24 orët e fundit, Gjermania theu një tjetër rekord kur konfirmoi 65 mijë raste të reja, trend të ngritjes të cilin me javë të tëra e kishin parashikuar ekspertët. Ata kanë thënë se Gjermania duhet të ketë mesataren e vaksinimit deri në 75 për qind, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 67 për qind e popullsisë gjermane, raportojnë mediat e huaja.

Paneli i pavarur për vaksinim, ka rekomanduar dozat përforcuese për të gjithë personat mbi moshën 18-vjeçare, mirëpo ka thënë se prioritet duhet të jenë ata mbi moshën 70-vjeçare që janë më të rrezikuarit nga pandemia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu