ABDIXHIKU: VV KA MBETUR ME TË VJETRËN, NË RING E KANË NJË BOKSIER TJETËR

0

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku i ka komentuar deklaratat e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ku dje tha se në Prishtinë do të qeverisin PDK-ja dhe LDK-ja.

Madje Konjufca në fushatën përmbyllëse në Prishtinë ka thënë se Përparim Rama nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse ndonjë vilë në Liqenin e Badovcit, por, sipas Konjufcës, kjo nuk bënë sepse siç tha ai “Kjo nuk bënë sepse bëhesh “Prapakthim Rama” pastaj”.

E për këto deklarata, Abdixhiku në emisionin tha se janë në favor të LDK-së, e që sipas tij, VV-ja ka mbetur me të vjetrën, duke thënë se ‘ ka ndryshuar kundërshtari në ring’

“Me këtë dekalratë na ka bërë favor shumë sepse Prishtina nuk e duron këtë arrogancë emrash si Prapakthim Rama, e aq më pak ndaj një LDK-je që as nuk ka ngacmuar, as nuk ka bërë fushatë negative, ka bërë fushatën e vet politike të qartë.

E kam bindjen se këta kanë mbetur në një politik të kaluar, s’po mund të dalin, ka ndryshu kundërshtari në ring, ka tjetër boksier, nuk po e kuptojnë këtë, dhe po na bëjnë favor dhe uroj që mos ta kuptojnë”, tha Abdixhiku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu