Policia jep detaje për vetëvrasjen në Prishtinë: Viktima është 50 vjeç

0

Një vetëvrasje ka ndodhur sot në Prishtinë rreth orës 13:50.

E për këtë kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një trup të pajetë, në një shtëpi në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë

Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton këtë rast dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit.

Trupi i pajetë i viktimës (mashkull) 50 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Ahmeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu