​Mehaj: Bashkë-zbarkimi i mundshëm i FSK-së përkrahë forcave holandeze, vlerë e shtuar për paqen

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, sot ka zhvilluar takim me dhefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, Gjeneral Onno Eichelsheim, me të cilin janë dakorduar për të shqyrtuar mundësitë për thellimin të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara.

Mehaj ka shkruar në Facebook se Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm.

“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu