NJË I VDEKUR DHE SHTATË RASTE ME CORONAVIRUS

0

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan edhe për një viktimë nga koronavirusi i ri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën (20 nëntor) se ka regjistruar edhe 7 raste të reja me koronavirusin e ri.

Në periudhën 24-orëshe janë testuar 1.546 mostra të dyshuara.

Sipas njoftimit, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 34 persona, ndërkaq raste aktive janë 352.

Më herët Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) se “pas një kohe të gjatë që nga fillimi i pandemisë në mjekimin intensiv të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, nuk ka pacientë me COVID-19”.

“Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 32 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me COVID-19 dhe 20 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë”, thuhet në njoftim.

Prej shpërthimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit.

Sa i takon vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2.022 doza të vaksinës.

Deri më 20 nëntor mbi 755.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Prej fillimit të vaksinimit, në muajin mars, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1.600.000 doza të vaksinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu