Vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, shpallet i pafajshëm adoleshenti amerikan

0

Adoleshenti, Kyle Rittenhouse u shpall i pafajshëm nga gjykata për akuzën e vrasjes me paramendim dhe për 4 akuza të tjera, të lidhura me vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri, gjatë trazirave në Kenosha, Uiskonsin

Vendimi erdhi pas gjyqit që zgjati rreth dy javë, ku Rittenhouse u mbrojt duke thënë se i kishte vrarë ata dy persona për vetëmbrojtje.
“Nuk kam bërë asgjë të keqe. Vetëm sa mbrojta veten”, tha Rittenhouse.

Kyle Rittenhouse found not guilty on all charges | Courts News | Al Jazeera
Adoleshenti, i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç, mori një pushkë AR-15 dhe iu bashkua një grupi personash të armatosur në Kenosha, në 25 gusht 2020.

Aty, Rittenhouse qëlloi me armë zjarri dhe vrau Joseph Rosenbaum, i cili po e ndiqte atë. Kur turma iu vërsul, Rittenhouse vrau edhe Anthony Huber, i cili e goditi me “skateboard”.

Gjithashtu, plagosi edhe Gaige Grosskreutz, i cili ishte i armatosur me një pistoletë, raporton The Guardian.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Kyle-Rittenhouse-1100×620.jpg
Gjyqtari i çështjes, Bruce Schroeder, u bë burim polemikash me një stil bombastik, komente skandaloze gjatë gjyqit dhe qëndrimet që disa vëzhgues thanë se tradhtonin simpatinë me mbrojtjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu