Masat e reja: Të pavaksinuarit nuk mund të përdorin transportin publik

0

Qeveria e Kosovës miratoi masat e reja anti-Covid që kanë të bëjnë me ashpërsimin edhe për udhëtim me mjete të transportit publik.

Këto janë disa nga masat e marra:
Të gjithë personat që përdorin transportin publik duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë (me dy doza) kundër Covid19.

Pasagjerët mund të udhëtojnë edhe nëse kanë një dozë vaksine, por me kushtin që të kenë edhe testin RT PCR negativ.

Edhe ata që kanë dëshminë se e kanë kaluar coronavirusin, duhet të kenë së paku një dozë vaksine për të udhëtuar me autobusë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu